Harrison Ford kritikon filmat aksion

Harrison Ford ka kritikuar filmat aksion që mbështeten në efektet speciale duke i cilësuar si "të pashpirt". Ylli i ekskluzivitetit "Indiana Jones" tha se efektet kompjuterike ngjajnë më shumë si video-lojëra.

"Unë mendoj se ajo që humbasin shumë filma aksion të ditëve të sotme, veçanërisht ata me fantazi, është se në një moment fillon të mos i japësh rëndësi sepse është humbur shkalla njerëzore" tha Harrison Ford për filmat si Avatar dhe Transformers.

Ford më parë ka thënë e ai pothuajse e kishte ndërruar emrin e tij!

"Ishte Kurt Affaire, dhe ishte emri më idiot që unë mund të mendoja në atë kohë" tha Ford për një revistë australiane.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment