Muller: Vota gabim nuk mund të numërohet

Nuk kam dëgjuar asnjëherë që votat e hedhura në kutitë e gabuara të quhen të vlefshme, deklaroi ambasadorja gjermane në Shqipëri, Carola Muller, gjatë një vizite në qytetin e Kukësit.

“Duke qenë se është një proces i hapur, proces i papërfunduar, nuk mund të jap ende një mendim në lidhje me vendimet e mara, por theksoj edhe një herë se ky është një proces shqiptar”, deklaroi Muller.

Muller ka shtuar se jo që po ndodh në Shqipëri nuk ka ndodhur të paktën në 200 vende të botës për të cilat ajo ka informacion.

Ripërsëritja e zgjedhjeve për Tiranën nuk do të ishte e arsyeshme pasi nuk e nxjerrin vendin nga kriza e thellë politike, nënvizoi ambasadorja.

“Gjithçka duhet të zgjidhet nga organet ligjore të caktuara. Përsa më përket mua, mendoj se është Kodi Zgjedhor ai që duhet t’i japë përgjigje gjithë situatës. Unë mendoj se nuk do të ishte e arsyeshme që të përsëriteshin zgjedhjet, sepse kjo nuk mund ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë politike”, theksoi Muller.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment