Në deklarata të ndara, Coca-Cola dhe Adidasi, thanë se akuzat për korrupsion në nivelet më të larta të FIFA-s, nuk janë të mira për sportin e futbollit.
Këto dy kompani, për një kohë të gjatë, janë partnerë të FIFA-s, pasi japin të holla, të mira materiale dhe shërbime mbështetëse për garat siç janë Kupa Botërore. Dje, duke u shprehur për akuzat se Katari e kishte “blerë” të drejtën për të organizuar Kampionatin Botëror në vitin 2022, presidenti i FIFA-s, Sep Blater, pranoi se imazhi i kësaj organizate ka pësuar “dëm të madh”, nga akuzat për korrupsion.
(balkanweb.com)
No comments:
Post a Comment