FMN: Kosova ka dështuar

Ish-shefi i njësitit ekonomik të Zyrës Civile Ndërkombëtare, ICO, në Kosovë, Andrea Capussela, e përshkruan gjendjen e tanishme monetare në Kosovë si një dështim për Kosovën.

Sipas tij, Fondi Monetar Ndërkombëtar, të hënën, pritet të dalë publikisht për të treguar se programi me Kosovën ka dalë jashtë binarëve. Kjo do të jetë një ngjarje e rrallë, pasi që qeveritë rrallë ndodhë t’i shkelin përkushtimet e tyre ndaj FMN-së, shkruan “The Guardian” .

Kosova kërkoi një program nga FMN për të forcuar kredibilitetin e saj si dhe për t’i plotësuar kushtet e lidhura me grantet e mëdha nga BE dhe nga Banka Botërore. Megjithatë, tani duket se edhe paratë edhe kredibiliteti ka rënë, dhe papërgjegjshmëria e qeverisë po e çon Kosovën drejt një krize fiskale.

Ndërkaq, duke krahasuar Kosovën, të dalë nga kthetrat e Serbisë, autori i shkrimit thekson se cilësia e demokracisë është më e mirë në Serbi sesa në Kosovë.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment