
NATO ''nuk ka asnjë provë'' që Gadafi të jetë gjallë apo të ketë vdekur, deklaroi gjenerali Claudio Gabellini, në përgjigje të një pyetjeje të gazetarëve mbi gjendjen e Kadafit, gjatë një takimi me mediat në Napoli, që u transmetua po ashtu në Bruksele.
''Fakti real qëndron në çështjen se ne nuk jemi të përqendruar në këtë çështje, nuk jemi interesuar. Mandati ynë është mbrojtja e popullsisë civile libiane dhe po e përmbushim këtë mandat duke goditur objektiva ushtarake, jo individë specifikë'', theksoi gjenerali.
No comments:
Post a Comment