Lila: Me Tiranën fitova kampionatin, tani kupën dhe iki

Tirana LilaMbrojtesi i Tiranes, Andi Lila (25 vjeç, 26 ndeshje, 6 gola), deklaroi se do t’i jape fund bashkëpunimin me Tiranen, me fanellen e se ciles luan nga sezoni 2008-2009.Kontrata e kapitenit bardheblu skadon pikërisht ne fund te këtij sezoni, por gjithsesi Tirana mbetet opsioni i pare i Liles ne rast se nuk do te sistemohet jashte. Me Tiranen, Lila fitoi kampionatin e sezonit 2008-2009.
Kavajasi beson se me nje paraqitje dinjitoze ne finalen e Kupes se Shqiperise me Dinamon (19 maj) dhe nje tjeter me Bosjen (6 qershor), per kualifikueset e Euro 2012, do te kete mundesi te gjeje nje destinacion te ri jashte Shqiperise. Lila ka pasur nje eksperience te shkurter (6 muaj) me Iraklisin e Selanikut (janar 2007-qershor 2007, 3 ndeshje). Pista e Dinamos se Bukureshtit ka qene prezente shpesh ne media, por vete Lila duket se e ka shumuar ate.
“Po pres fillimisht që të përfundojë edhe finalja e Kupës, më pas do ta mendoj me qetësi se çfarë do të vendos. Në qoftë se do të kem mundësi për të lëvizur jashtë, normalisht që do të largohem”, - tha Lila per mediat sportive, i cili e ka nisur karrieren si lojtar i Beses (2003-2006).

(ikub.al)

No comments:

Post a Comment