Në këtë mënyrë, diferenca mes dy kandidatëve në përqindje është 666 vota diferencë mes të dyve në favor të z.Basha.
Ndërkohë është konfirmuar mbyllja e procesit të numërimit të votave për 21 bashki.
Ndër to, Aleanca për të Ardhmen ka fituar 13 bashki kurse Aleanca për Qytetarin, 8 të tjerat.
Bashkitë ku u mbyll procesi i numërimit të votave janë: Gjirokastër, Himarë, Gramsh, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Memaliaj, Ballsh, Burrel, Maliq, Peshkopi,Sarandë, Rubik, Rrogozhinë, Sarandë, Ersekë, Pukë, Lezhe, Kukës, Bilisht, Leskovik.
Sakaq është ngushtuar gjithnjë dhe më shumë rezultati ende në proces zbardhjeje të plotë, për garën e Tiranës.
(noa.al)
No comments:
Post a Comment