Pas ankesave nga vendet të cilat kanë pasur kërkesat për azil, komisionerja për çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom do të propozojë futjen e një klauzole sigurie për lejimin e rivendosjes së regjimit të vizave për vendet e treta. Sipas AFP-së sanksionet vijnë me kërkesë të një numri të madh vendesh të BE-së.
Mekanizmi mbrojtës u prezantua Nëntorin e kaluar, kur kërkesat për viza u hoqën për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Por, ky mekanizëm është i vlefshëm dhe për FYROM, Malin e Zi dhe Serbinë. Përballja me një numër të madh azilkërkuesish nga Serbia e FYROM, kryesisht me etni rome e shqiptare, detyroi Belgjikën të dërgonte ministrin e saj të Emigracionit, Melchior Wathelet, në Beograd për të përcjellë shqetësimin e vendit të tij.
Propozimi i Malmstrom do t’i paraqitet ministrave të brendshëm të BE për miratim në takimin e tyre që do zhvillohet më 9-10 Qershor në Luksemburg. Sipas raporteve të ndryshme, këta shtetas kërkojnë azil për arsye kryesisht ekonomike. Madje ka shumë nga ata që janë të vetëdijshëm që nuk do tu jepet azil por megjithatë qëndrojnë në këto shtete duke përfituar periudhën e vlerësimit të kërkesës së tyre për azil. Gjatë kësaj kohe ata janë të siguruar me strehim falas si dhe me një shumë të vogël parash.
(albanews.gr)
No comments:
Post a Comment