Arrestohet i arratisuri i drejtësisë malazeze

Kalonte kufirin.Ishte në kërkim në Mal të Zi, ndalohet në pikën kufitare me Shqipërinë. Policia thotë zyrtarisht se një i kërkuar nga drejtësia e shtetit fqinj është vënë në prangat e uniformave blu dje në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë-Morinë.


Djon Ljuçoviç i moshës 39-vjeçare, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia malazeze, pasi ishte dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim. Policia kufitare ndërsa ka qenë duke kontrolluar dokumentet dhe të dhënat e tij e ka identifikuar dhe e ka ndaluar 39-vjeçarin, për t’ua dorëzuar më pas homologëve të shtetit fqinj. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se brenda pak ditësh do të kryhet edhe ekstradimi i tij drejt Malit të Zi ku pritet që Ljuçoviç të vuajë edhe dënimin.

http://gazeta-shqip.com/aktualitet/c1f4e4d14738fc1dcbb752c61050d009.html

No comments:

Post a Comment