Identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i 24-vjeçarit Nuredin Agim Dumani, lindur në Dibër dhe banues në Kombinat u realizua në mëngjesin e të martës nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në afërsi të gomisteri “Xhabafti” e ndodhur në Kombinat.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera deri tani, rezultoi se Nuredin Agim Dumani, së bashku me vëllain e tij, Fitim Agim Dumani, 23 vjeç, i dënuar më parë për dezertim, përveç vjedhjes me armë të dy banesave në Kombinat, dyshohet se kanë realizuar vjedhjen në qytetin e Durrësit, të automjetit tip Opel Kadet me targa Dr.0805 B, si vjedhjen e automjetit me targa Tr. 6406 N në pronësi të një shtetasi me banim në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale policia e Tiranës sekuestroi dy mjetet me targë DR 0805 B dhe me targa TR 6406 N, një armë zjarri pistoletë e kalibrit 7.65 mm, e markës Ekol Special 99, me krëhër me fishekë dhe një celular.
Policia e Tiranës shpalli në kërkim Fitim Dumanin.
Dy vëllezërit Dumani janë nën akuzë për tentativën e vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim dhe atë të vjedhjes.
(noa.al)
No comments:
Post a Comment