Korçarët, pas fitores së fundit ndaj shkodranëve, festojnë dhe kanë “harruar” që kanë edhe dy ndeshje
Askush në Korçë nuk e ka mendjen te ndeshja e radhës, që do të luhet shumë shpejt. Ditën e mërkurë Skënderbeu do të presë në shtëpi në ndeshjen e parafundit të kësaj superlige, ose ndryshe në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në shtëpi, Elbasanin, skuadër e cila ka kohë që e ka prerë biletën për në kategorinë e parë.Fitorja e fundit ndaj shkodranëve i ka “dehur” të gjithë korçarët nga gëzimi dhe tashmë që kuqebardhët e shohin veten 4 pikë larg vlonjatëve e quajnë punë të mbyllur edhe fitoren e kësaj të mërkure, duke e cilësuar një ndeshje të lehtë.
Festa e së shtunës në mbrëmje ka vijuar deri në orën 5:00 të mëngjesit të djeshëm, ku ashtu siç ishte parashikuar, kjo festë e gjatë është zhvilluar në “Skena Park”, atje ku presidenca, futbollistët dhe stafi teknik, kanë trokitur për orë të tëra gotat për këtë sukses.
Pavarësisht se sot Flamurtari pret vendimin e Disiplinës, Skënderbeu nuk e ka mendjen fare, pasi e cilësojnë atë ndeshje në Laç të mbyllur në barazim dhe që është e pamundur për të ndryshuar diçka në rezultat. Në Korçë kanë që nga e shtuna që po festojnë për këtë titull, ku vetëm matematika i mban gjallë shpresat e vlonjatëve.
Pa diskutim që meritë të madhe për këtë trofe ka trajneri Shpëtim Duro, që merr notën 10
Duro në delir, titulli i parë si trajner
10 fitore dhe 1 barazim ka arritur trajneri Duro me Skënderbeun këtë sezon
11 pikë karshi Flamurtarit ka rikuperuar Duro me ekipin e tij që kur mori drejtimin
Një Skënderbe kampion duhet të kishte në krye një trajner kampion. Dhe pas Shkëlqim Muçës, që ishte trajner për javë me radhë te ky ekip, në Korçë mbërriti një trajner tjetër po kaq me emër në futbollin shqiptar.
Shpëtim Duro që pas ndeshjes së parë në krye të Skënderbeut, kur fitonte me Flamurtarin 1-0, dhe deri te fitorja e fundit 3 0 ndaj Vllaznisë, ka qenë njeriu që i ndërroi krejtësisht pamjen kësaj skuadre, duke e ngritur moralisht në radhë të parë dhe duke krijuar mentalitetin e një ekipi kampion.
Asnjëherë më parë në karrierën e tij si trajner Duro nuk kishte mundur të ngrinte në duar një titull dhe tashmë është më pranë së kurrë nën drejtimin e Skënderbeut. Pa diskutim që Duro ndihet krenar për këtë që ka arritur nën drejtimin e këtij ekipi, fjalët i dalin disi me zor pas këtij suksesi, teksa thotë:
“Eshtë e vërtetë që kam pak fjalë në këtë moment, pasi vetë rezultatet flasin vetë. Jam më i lumtur se asnjëherë më parë që po arrij këtë titull me Skënderbeun, titull i cili duket i mbyllur, por që do ta ngremë vetëm pasi ta kemi mbyllur edhe matematikisht.
Eshtë një meritë e padiskutueshme e të gjithëve, madje edhe e trajnerit të parë Muça që ky titull po vjen drejt Korçës. Eshtë meritë e donatorëve korçarë, që kanë qenë më korrektë se asnjë skuadër tjetër e kësaj superlige dhe kanë qenë ata që meritojnë fjalët më të mira në këtë moment.
Fitorja me Vllazninë ka qenë një fitore më se e merituar dhe unë ndihem krenar, pavarësisht thashethemeve të shumta, pasi ne jemi skuadra që e kemi merituar këtë titull.
Duhen edhe 180 minuta për t’u mbyllur nga ky sezon, por ne jemi në krye dhe në krye do ta mbyllim, që pas kësaj të mërkureje, kur ne ta sigurojmë edhe matematikisht këtë titull. Një festë e ligjshme për këtë qytet që jeton çdo ditë më futbollin dhe së fundi nuk mund të flas më shumë pasi ky titull flet vetë,” mbyll prononcimin e tij trajneri i Skënderbeut, Shpëtim Duro.
Kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, thotë se janë mbyllur një herë e mirë “gojët e liga”
Shkëmbi: Kampionë, s’mund ta mohojë kush
“Më së fundi, i mbyllëm edhe “gojët e liga”, që s’na lanë rehat çdo ditë të këtij kampionati dhe tashmë nuk kanë se çfarë të thonë, pasi ne jemi kampionë dhe këtë e kemi arritur me mund dhe me djersë. Jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që po bëhem gati të ngre zyrtarisht kupën e titullit kampion dhe atë ditë emocionet do t’i kem pa diskutim shumë herë më të mëdha.
Jemi kampionë dhe përpara disa ditësh e thashë me zë të ulët, ndërkohë që tani dua të thërras se jemi ne të parët e kësaj superlige.” Me këto fjalë e ka nisur prononcimin e tij të djeshëm kapiteni dhe lideri i këtij Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, i cili pa dyshim që ndihet i lumtur për këtë që po arrin bashkë me skuadrën e tij.
Në fakt, “jemi kampionë” nuk e thotë vetëm Shkëmbi, por të gjithë në juglindje të Shqipërisë, por për kapitenin do të jetë dita më e madhe e jetës së tij kur të ngrejë titullin, pasi për herë të parë në karrierën e tij futbollistike e bën një gjë të tillë.
Asnjëherë më parë, Shkëmbi nuk kishte ngritur ndonjë kupë me skuadrat ku ka luajtur, ndërkohë që këtë sezon ëndrra e tij është realizuar, çka e pranon edhe vetë, kur pohon: “E kisha ëndërr prej vitesh për të ngritur një trofe dhe këtë e realizova me Skënderbeun, me këtë skuadër ku kam dalë edhe futbollist.
Kjo është gjëja më e bukur që mund të kisha menduar ndonjëherë më parë dhe pa diskutim që është fryt i kësaj pune të gjatë njëvjeçare me ekipin tim. Në fillim të sezonit askush nuk mendonte dhe u dukej çudi që ne deklaronim se do të jemi kampionë, por tashmë që jemi shpallur, të gjithë ata që na paragjykuan e kanë mbyllur gojën.
E merituam këtë trofe, pasi kemi qenë skuadra më e mirë e kësaj superlige dhe forcën tonë e provuan të gjitha skuadrat në këtë kampionat. Jam kurioz vetëm për diçka dhe mezi po pres të shikoj nëpër ekrane ata specialistë që nuk na deshën për asnjë moment që ne ta mbyllnim në krye. Tani çfarë do të thonë?
Sigurisht që nuk pres që të kërkojnë falje për fjalët që kanë thënë, duke na fyer, por të paktën të ulin kokat dhe të mos flasin të ulur nëpër karrige. I ftoj, kur të ngremë trofeun, që të vijnë e të festojnë bashkë me ne.
Sa për ndeshjen e fundit në shtëpi, që do të luajmë këtë të mërkurën, nuk mund të them asgjë, pasi do të jetë një ndeshje e lehtë për ne për ta fituar dhe këtë do ta shikoni edhe në fushën e lojës.
E rëndësishme është që e gjithë Korça është në festë dhe ky qytet e meriton diçka të tillë,” mbyll fjalët e tij kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, që deri tani, dy javë përpara përfundimit, ka shënuar 8 gola me fanellën kuqebardhë.
Korçarët dy ditë pushim, festa është e gjatë
Skënderbeu tashmë nuk e ka mendjen as te seancat stërvitore, pasi pas ndeshjes me Vllazninë dhe pas asaj fitoreje në këtë finale të fundit, siç e cilësojnë juglindorët, trajneri Shpëtim Duro i ka lënë plot dy ditë pushim të tijtë.
Dje, në orët e para të mëngjesit, pasi ka përfunduar edhe gëzimi në një prej lokalet e qytetit, Duro së bashku me futbollistët “jabanxhinj” janë larguar drejt familjeve të tyre, për t’u rikthyer në Korçë ditën e martë, pra nesër.
Kjo do të thotë që Skënderbeu do të zhvillojë vetëm një seancë stërvitore, përpara ndeshjes së të mërkurës ndaj Elbasanit dhe duke parë skuadrën kundërshtare që është dorëzuar prej shumë javësh më parë, nuk ka nevojë për shumë përgatitje te kuqebardhët, pasi përgatitjet e vetme do të bëhen vetëm për festën.

No comments:
Post a Comment