CAPE CANAVERAL- Fluturimi i fundit në hapësirë të anijes kozmike amerikan
''Endeavour'' u shty sot me të paktën 48 orë për shkak të problemeve teknike, njoftoi NASA.
Vendimi i papritur u njoftua në një moment kur ekuipazhit ishte në përgatitje e sipër për një lëshim dhe nisje drejt hapësirës sipas planifikimit të bërë për orën 07:47 GMT, pasditen e sotme.
"Ekipi i inxhinierëve nuk ka arritur të kuptojë se si ky problem teknik u shfaq dhe nuk mund të realizonin një përpjekje për të lëshim në hapësirë, duke i rekomanduar drejtorit të ekipit të lëshimit të shtyjë fillimin e misionit", deklaroi George Diller, një zëdhënës i NASA-s.
No comments:
Post a Comment