Ushatarë dhe tanke qëlluan protestuesit sirianë gjatë një proteste paraditen e sotme në qytetin e Deraas.
Sipas burimeve nga ky qytet, ushtarët kanë qëlluar turmën dhe kanë arrestuar dhjetëra njerëz për të shtypur protestën. Sipas faqeve të internetit të opozitës siriane, të paktën 600 aktivistë opozitarë janë vrarë që nga mesi i marsit ndërkohë që numri i të vrarëve gjatë ditës së sotme raportohet në mbi 60 vetë.
Deraa është vënë në qendër të vëmendjes së qeverisë pasi konsiderohet qyteti i dytë më i madh në Siri dhe si kryeqendra e protestave ndaj presidentit sirian Bashar Al Asad.
No comments:
Post a Comment