Kur grinden fëmijët

Një numër i madh i prindërve dëshirojnë së paku dy fëmijë, ndërsa një nga arsyet kryesore është “shoqëria”, sepse rritja dhe mësimi më lehtë shkojnë në dyshe.

Megjithatë, “dy mjaftojnë për shoqëri por edhe për konflikte, kështu që nuk është e rrallë që tek fëmijët e moshës së përafërt të lajmërohet rivaliteti dhe konflikti. Rivaliteti në mes të fëmijëve mund të jetë diçka frustruese, edhe për prindërit edhe për fëmijët. Fëmijët zemërohen me njëri-tjetrin, grinden, përderisa prindërit humbin durimin dhe energjinë, duke u munduar që përleshjet ditore ti mbajnë në nivel minimal.

Mendoni rreth asaj që, në vend të asistimit në secilën grindje të fëmijëve, ti lejoni vogëlushëve ndonjëherë ti zgjidhin vet konfliktet në mes tyre. Gjithsesi, ndonjëherë konfliktet janë thjeshtë shumë të mëdha që fëmijët ti zgjidhin vet por një numër të madh të përleshjeve të vogla që lajmërohen gjatë ditës, vogëlushët mund ti zgjidhin vetëm, që për prindërit është përvojë e lirimit, dhe në të njejtën kohë edhe mundësi e mirë për fëmijët që të mësojnë diçka. Ju me të vërtetë jeni nënë dhe baba, por kjo nuk nënkupton që ti zgjidhni fëmijës secilin problem me të cilin ballafaqohet. Fëmija juaj duhet të mësojë se si të reagojë në situata të caktuara, ndërsa pikërisht situata si këto janë një nga mënyrat ku duhet ta përkrahni.

Konflikti i „sigurtë“

Konflikti pa kontakt fizik është një mundësi e mirë për të lënë fëmijët për të gjetur zgjidhje. A egziston konflikti të cilin mund ta quajmë të “sigurtë”? Kjo ndoshta varet nga qëndrimet dhe të menduarit e secilit prej nesh, por konflikti që nuk duket që do të shkallëzohet në rrahje mund të jetë vetëm një mundësi e mirë për të lënë fëmijët për të gjetur zgjidhje. Krahas kësaj, si dhe tek format tjera të sjelljes, fëmijët gjatë konflikteve janë më të lirë në shtëpi. Në këtë rreth “të sigurtë”, e dijnë që pjesëtarët e familjes i duan edhe kur ata nuk janë të përkryer. Pra, mos u bëni merak, se lejoni fëmijët për tu përballuar dhe zgjidhur konfliktin në shtëpi nuk do të thotë se do të jetë më e lehtë që të përfshihen në konflikte jashtë shtëpisë dhe me njerëzit që nuk janë familjarë.

Nëse jeni ngopur me diskutime, përleshje dhe probleme të tjera rivaliteti në mes të fëmijëve, herën e ardhshme nëse grinden rreth asaj se kush do ta përdorë cilën ngjyrë për vizatim, mund ti thuani “mirruni vesh vet”. Dilni nga dhoma, që ti bëni me dije se me të vërtetë nuk do ti asistoni por për çdo rast dëgjoni se çfarë po ndodh. Nëse jeni munduar që ti mësoni rregulla dhe mënyra të zgjidhjes së problemeve fëmijëve, ndërsa krahas kësaj i keni mbjellur edhe idenë themelore për marrëdhëniet në mes të njerëzve, në një moment do të duhet ti lejoni që ata të shërbehen me këto dituri.

Të mësuarit se si të zgjidhet një situatë konflikti fillon në shtëpi, dhe duhet ti jepet fëmijëve mundësia që të përdorin këtë aftësi. Ju nuk do të jeni gjithmonë aty, për ti zgjidhur secilin problem fëmijës tuaj, qoftë për ngjyra që duan ti përdorin, qoftë për ndeshje futbolli. Kur i lejoni fëmijëve ti zgjidhin vet konfliktet në shtëpi, i jepni mundësinë që ti përsosin këto aftësi edhe në jetë, dhe vetveten nga pozicioni i ndërmjetësit, e bartni në pozicionin ku doni ti drejtoni dhe kur e kanë të nevojshme.

Përkrahja dhe stërvitja

Kur i trimëroni fëmijët që ti zgjidhin problemet vetvetiu, mos i leni pa përkrahje. Lejojini që të mundohen të gjejnë vet zgjidhje, por qëndroni të gatshëm ti ofroni ndihmë nëse ua kërkojnë këtë. Nëse shihni që ata thjeshtë nuk po munden të gjejnë vet zgjidhje, drejtojini ata. Kjo nuk dmth. që ju të zgjidhni problemin e tyre, por vetëm ti drejtoni kah zgjidhja. Për shembull, mund ti pyesni veçmas, “çfarë mendon që do të duhej të bënim fer?” apo “çfarë mendon që do të duhej të bisedoje me motrën/vëllanë për të zgjidhur problemin?”.

Mbani në mend dallimin e rëndësishëm në mes të mësuarit për aftesitë e zgjidhjes së konflikteve dhe përdorimit të tyre, nëse i mësoni fëmijët ti zgjidhin në mënyrë të qetë konfliktet, por nuk i lejoni asnjëherë ti përdorin këto mësime, atëherë praktikisht ju nuk iu keni mësuar asgjë. Mënyra më efikase është që ti lejoni ata të lozin në një mjedis të sigurt për të zgjidhur disa nga konliktet me praninë dhe mbështetjen tuaj.

Mos i humbni shpresat nëse dëgjoni ndonjë fjali në stilin “Kjo nuk është fer!”, “Gjithmonë gjithçka është sipas dëshirës së saj/tij!”, “Atë e do më shumë se mua!”, sado që mundohemi ti tregojmë fëmijëve që i duam njejtë, ndonjëherë ata do të ndjejnë që i doni më shumë tjerët.

Xhelozia në mes të fëmijëve është pjesë e pandashme e jetës familjare dhe zakonisht është më e fortë në moshën nga 5 gjer në 11 vjeç. Nëse mendoni që zgjidhja e problemit është nëse i trajtoni fëmijët në mënyrë të njejtë, keni rënë në grackë! Kjo thjeshtë nuk është e mundshme, sepse secili fëmijë ka temperament, interesime dhe nevoja të veçanta, dhe kjo krijon marrëdhënie të ndryshme. Prandaj mos u acaroni duke u munduar që ti bëni të gjitha gjërat fer. Ajo çfarë mund të bëni që të zvogëloni rivalitetin në mes të fëmijëve është që ti shmangeni modeleve të sjelljes së prindërve të cilën shpiejnë ka rivaliteti (krahasimi i suksesit në shkollë apo në sport, favorizimi i njërit fëmijë apo përdorimi i nofkave negative dhe të ngjashme).

No comments:

Post a Comment