Beckenbauer: Paguaj 50 milionë për Neuer

Presidenti i nderit i Bayern Munchen, Franz Beckenbauer, do të ishte i gatshëm të paguante 50 milionë euro për Manuel Neuer, portierin e Schalke 04.

“Nëse do të isha president i këshilit të klubit, do të aprovoja çfarëdolloj shume. Nëse do duheshin 50 milionë për Neuer, le të paguhen”, u shpreh Beckenbauer për ‘Bild’.

Drejtuesit e Bayern po kërkojnë të ulin çmimin e portierit të kombëtares gjermane deri në 25 milionë euro.

“Beckenbauer nuk është në pozicionin tonë. Nuk do të paguajmë shifra astronomike”, u përgjigj presidenti i klubit bavarez, Uli Hoeness.

Bayern ka ofruar 14 milionë euro për Neuer, por Schalke nuk e ka marrë në konsideratë këtë ofertë dhe kërkon që portieri të përmbushë kontratën që i përfundon sezonin e ardhshëm.

Manuel Neuer ka deklaruar se nuk do të rinovojë kontratën dhe se synimi i tij është transferimi tek Bayern Munchen.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=210154&ref=fp

No comments:

Post a Comment