Aurela Gaçe për Rojters: Jam krenare që do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion


Jam shumë e lumtur sepse miliona europianë do të mund të marrin një copëz shpirti dhe pasioni shqiptar qoftë edhe për pak minuta.
Kështu shprehet këngëtarja Aurella Gaçe në një intervistë për agjencinë prestigjoze Rojters.
Ndërsa afrohet festivali i këngës Eurovizion 2011, agjencia prestigjore Rojters i ka kushtuar vëmendje këngëtares Aurela Gaçe, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë kompeticion. Këngëtarja shqiptare, do të këndojë “Feel the passion”-ndjeje pasionin, në Dyseldorf të Gjermanisë në 10 maj të këtij viti.
Kënga e përpunuar dhe e përkthyer në anglisht për Eurovision 2011, ka një ndjenjë mesdhetare dhe vargje mjaft të forta.

Vetë këngëtarja shprehet mjaft e lumtur për këtë mundësi.

“Jam shumë e lumtur që mua mu dha mundësia për të përfaqësuar vendin tim Shqipërinë në një event kaq të rëndësishëm siç është Eurovizioni: Jam e lumtur sepse miliona shikues në të gjithë Europën do kenë mundësinë të marrin një pjesë të shpirtit dhe pasionit shqiptar, për të marrë pak nga dashuria që unë përcjell përmes muzikës, sepse për mua mua muzika është dashuri dhe kam kënduar për të në këtë këngë”, – u shpreh Aurela.

No comments:

Post a Comment