17 vjet nga vdekja e Airton Sena


Shtatëmbëdhjetë vjet kane kaluar nga vdekja e 34-vjeçarit të asaj kohe Airton Senës.Braziliani Sena , për një pjesë të madhe piloti më i mirë i Formula 1,ku më 1 Maj 1994 humbi jetën e tij në aksidentin që ndodhi ne kthesën Taburelo të pistës Imola ku makina e tij goditi murin.
Deri me sot shkaqet pse Sena humbi kontrollin e makines nuk jane bëre të njohur , por shumë flasin për një aksident të paramenduar.Skuadra e atëhershme për të cilën garonte, Williams , u hodh ne gjyq për thyerjen e çuditshme të timonit të FW16 dhe disa vite me vone pafajesia e saj u vertetua.

Qeveria shpalli zi kombëtar dhe populli e shpalli "Shen Sena" dhe kudo qe ndodhen më 1 Maj shkojne ne kisha ne memorie të tij.Airton Sena garoi me 3 skuadra , kishte fituar 3 here titullin botëror te Formula 1 (1988,1990-1991) gjithashtu kishte arritur të merrte 41 fitore dhe 65 here pole position. 

No comments:

Post a Comment