Fotoja e Osama Bin Laden bëri xhiron e botës në media, montazh interneti

Një zyrtar i lartë amerikan i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se aksioni i kryer ndaj Osama Bin Laden kishte për objektiv eliminimin e tij dhe jo kapjen të gjallë. “Ky ishte një operacion vrasjeje”, tha zyrtari duke konfirmuar se nuk ka patur asnjë plan për ta kapur të gjallë atë.

Sakaq, është konfirmuar se zyrtarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është publikuar asnjë fotografi e Bin Laden pas vrasjes. Që prej publikimit të një fotoje të dyshimtë nga gjitha rrjetet kryesore mediatike Telegraph, DailyMail, CBS, AP dhe televizioni i Pakistanit ka shpërthyer një teori konspiracioni në internet.

Pas vrasjes së Hyssein në vitin 2003, Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpërndarë fotot dhe video nga trupi i viktimës duke konfirmuar gjithçka. Fotoja e shpërndarë nëpër media e cila tregonte një kokë të mbuluar me gjak e të shpërfytyruar të kreut të al-Qaedas shoqëroi lajmin e vdekjes së Bin Laden por në fakt kjo foto është denoncuar si një montazh që qarkullonte në internet që prej vitit 2009.

Fotoja duket se është manipuluar me kombinacione të fytyrës së Osama Bin Laden nga një foto e ngjashme e tij e vitit 1998. Stokes Young, drejtor i multimedial MSNBC.com shkruajti në faqen e tij se dy zyrtarë amerikane i kishte thënë që “NBC News duhet të tregohet e kujdesshme pasi fotoja është një montazh”.

www.lajmifundit.com

No comments:

Post a Comment