Ryan Reynolds: Nuk dua të martohem sërish

Ryan Reynolds u divorcua nga Scarlett Johansson në dhjetorin e kaluar, vetëm 2 vjet pas martesës dhe aktori flet për herë të parë mbi këtë eksperiencë.

“Cdo njeri që divorcohet ndjen dhimbje, por koha shëron gjithçka”, shprehet Reynolds për revistën ‘Details’.

“Ende nuk e kam kaluar zhgënjimin. Nuk besoj se do të martohem sërish”, shton aktori 34-vjeçar.

Ryan Reynolds dhe Scarlett Johansson u martuan në dhjetor të vitit 2008 dhe rrallë herë janë fotografuar bashkë.

“Mediat nuk ishin të ftuara në martesën time dhe sigurisht që nuk janë të ftuara as në divorcin tim”, thekson Reynolds i cili gjithmonë ka qenë i rezervuar përsa i përket jetës së tij private.

No comments:

Post a Comment