Pedagogia akuza publike Bashës: Ti je një vrasës!

TIRANË- Kandidati demokrat Lulzim Basha gjatë një takimi me studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit është përballur me akuzat publike të një pedagogeje. Ajo është ngritur në këmbë nga salla dhe e ka thirrur Bashën, “Ti je një vrasës, ke lënë 4 palë jetimë, maskara”.

Incidenti nuk është lënë pa u komentuar nga Basha, i cili u ka bërë thirrje studentëve pë qetësi, ndërsa i është përgjigjur pedagoges, se "këto janë vetëm shpifje".

Njëri prej studentëve ka filmuar pamjet e takimit me celular, duke i hedhur në Youtube, nga ku duket e dëgjohet qartë pedagogia Flora Hanelli.
Akuzave të pedagoges i janë përgjigjur truprojat e Bashës duke e nxjerrë atë jashtë, ndërsa Basha ka vazhduar fjalën e tij para studentëve i qetë.

Nga videoja e hedhur në Youtube dëgjohet se studentët e kanë duartrokitur fjalën e pedagoges së tyre.

PETAGOGIA PËR NEWS24: JAM KUNDËR KANDIDIMIT TË NJË MONSTRE
Pedagogia Hanelli në një intervistë ekskluzive për NEWS24 shpjegoi arsyet që e cuan në këtë reagim publik. Hanelli u shpreh se nuk mund të lejonte që vatra e dijes, sic është universiteti të përdoret për fushatë elektorale.
“E para nuk lejoj që të përdhoset ajo vatër, që të përdoret, qoftë edhe nga autoritetet drejtuese të Universitetit Politeknik për fushatë elektorale. E dyta nuk dua që të indroktinohet mendja e studentëve të mij me brockulla elektorale”, shprehet Hanelli.

Në rrëfimin e saj pedagogia tregon edhe njëherë të gjitha akuzat që i tha përballë kandidatit të mazhoranës Lulzim Basha.
“Ja këtë i thashë...Unë jam 28 vjet në këtë vatër iluminimi dhe nuk lejoj njeri ta përdhosë atë, Ti je një vrasës i thashë. Reagimi i tij, ishte i tillë që ndërseu truprojat të vinin të më tërhiqnin mua nga duart, për të më nxjerrë përjashta me dhunë, për të më prerë fjalën. Por studentët më ndihmuan dhe ata nuk arritën”, theksoi më tej pedagogia.

Pa u trembur zonja Hanelli tha se nuk ka frikë për reagimin e saj, madje shkoi më tej, duke e quajtur kandidimin e Bashës një gabim të madh. Tirana nuk e meriton një mostër të tillë, nënvizoi Hanelli.
“Po të mendonim në cdo hap tonin për të bërë një punë të udhës me frikë, atëherë s’do bënim asnjëgjë. Unë jam banore e Tiranës dhe si banore e Tiranës e quaj një fyerje të madhe kandidimin e kësaj monstre dhe jam plotësisht e bindur që populli i Tiranës do ia tregojë vendin”, deklaroi Hanelli.
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/pedagogia-akuza-publike-bashes-ti-je-nje-vrases--61258.html

No comments:

Post a Comment