Kuq e Zi: Askush nuk mund të shantazhojë Shqipërinë

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar ndaj kundërshtimeve të OMONIA-s për heqjen e kombësisë në certifikatat e reja. Kuq e Zi i është kundërpërgjigjur Konsullatës greke duke thënë se nuk duhet hequr kombësia nga certifikatat e lindjes. 
Gjatë turit të radhës për mbledhjen e firmave të petcionit kundër regjistrimit etnik e fetar në Gjirokastër Kuq e Zinjtë kanë deklaruar se Shqipërinë nuk e shantazhon kush.

“Askush nuk mund ta shantazhojë Shqipërinë”, ka tha përfaqësuesi i kësaj aleance, Endrit Shabani.

Shumë qytetare i janë bashkuar sot ku kanë firmosur peticionin kundër regjistrimit me vetë deklarim të kombësisë dhe atij me baza fetare e etnike, duke e cilësuar atë të rrezikshëm për asimilimin e kombit.

Prej 23 majit 2011, pas ndryshimeve ligjore është hequr nga certifikata shënimi i kombësisë. Kjo u pasua me nje varg kundërshtish, fillimisht nga OMONIA, më pas nga MEGA, konsullata e me tej edhe nga PBDNJ.
(www.albeu.com)

No comments:

Post a Comment