PRISHTINË- Është çelur sot Panairi Ndërkombëtar i Librit Prishtina 2011, me pjesëmarrje të botuesve nga Shqipëria, Kosova e hapësirat shqiptare, i cili do jetë i hapur deri më 9 maj në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Kryetari i Unionit të Botuesve të Kosovës, Behxhet Bici tha se në këtë panair të parë ndërkombëtar të librit, i cili do jetë tradicional, janë prezentë më se 100 botues.
“Panairi ndërkombëtar i librit është një mundësi që Republika e Kosovës të afirmohet si vend i kulturës dhe i paqes”, u shpreh Bici.
Gjatë ditëve të panairit do ketë përurime librash dhe ndër aktivitetet do jetë edhe konferenca shkencore letrare “Agim Gjakova në letrat shqip”.
Organizatorët kanë planifikuar vendosjen e stendës së nderit me përfaqësues të komunës së Bujanovcit nga Lugina e Preshevës, ku gjatë gjithë panairit do të mblidhen libra për biblotekën e kësaj komune.
Në Prishtinë, në muajin qershor do jetë edhe një panair tjetër i librit organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, për herë të 13-të.

No comments:
Post a Comment