Facebook ka njoftuar të shtunën se, përveç të tjerave, e ka vendosur Kosovën si shtet ku personat mund të regjistrohen si shtetas kosovarë, njoftoi portal magazina Slate.
Zuckerberg ka theksuar se, edhe pse vetëm një e treta e shteteve të cilat gjinden të anëtarësuara në Kombet e Bashkuara e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, prapë se prapë, është e drejtë e kosovarëve që në rrjetet sociale në internet të kenë mundësinë për të deklaruar nënshtetësinë e tyre.
Po ashtu Zuckerberg ka kërkuar edhe nga rrjetet sociale të tjera që të veprojnë në të njëjtën mënyrë, ndërsa nga Google ka kërkuar që të sjellë edhe gjuhen shqipe në sistemin e saj, jo vetëm për kosovarët, por edhe për ata në Shqipëri.
(Telegrafi.com)
No comments:
Post a Comment