Shqipëria mund të konsiderohet një vend pjesërisht i qetë.
Kjo falë renditjes që i është bërë për vitin 2011 në listimin e Indeksit Global të Paqes, ku ajo zë vendin e 63-të mes 153 vendeve të botës.
Sipas këtij raporti, bota është më pak e qetë gjatë këtij viti, e kjo për shumë arsye, ku renditen të parat kërcënimet në rritje të sulmeve terroriste në 29 vende të saj, si edhe demonstratat e dhunshme në 33 vende.
Kështu, trazirat e së ashtuquajturës “pranvera arabe” shënuan ndryshimin më të madh ndonjëherë në renditjen e Libisë këtë vit, me plot 83 vende në renditje.
Kurse Bahreini ra me 51 vende dhe Egjipti me 73 vende në renditjen globale.
Raporti pohon gjithashtu se kostoja e dhunës në ekonominë globale llogaritet të jetë më shumë se 8.120 miliardë dollarë gjatë vitit të kaluar.
Indeksi Global i Paqes (GPI), i hartuar nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe, përbën një është masë kryesore vlerësimi në botë për paqen globale.
Ai gjithashtu vlerëson se rënia e paqes në botë gjatë këtij viti, është e lidhur fort edhe me konfliktin ndërmjet qytetarëve dhe qeverive të tyre, më shumë se konfliktet e tyre me kombet e tjera.
Rajoni Sub-Saharian mbetet rajoni me më pak në paqe në botë me vende si Sudani dhe Somalia, që renditen dy të fundit në listën e Indeksit.
Ndërkaq, për të pestin vit radhazi, Evropa Perëndimore vlerësohet si rajoni më i qetë me shumicën e vendeve të nivelit të lartë të paqes dhe sigurisë, ku 4 vendet nordike, renditen të parat në listë.

No comments:
Post a Comment