Gjëja e parë që femrat e shohin tek femrat tjera është trashësia!

Gjëja e parë që femrat e vërejnë tek femrat tjera është ajo se sa janë të trasha, tregojnë hulumtimet. Pothuajse 55% e femrave fillimisht e shohin formën e trupit të femrave tjera para se ta kthejnë shikimin në sy, ngjyrën e lëkurës, gjatësinë ose veshjen.
Për të arritur në këtë konstatim, hulumtuesit kishin anketuar 2000 femra të moshës 18 deri 45 vjeç për qëndrimet e tyre lidhur me përshtypjen e parë.


Shumica e pjesëmarrëseve në këtë hulumtim kishin pranuar se formojnë mendim për femrat tjera vetëm disa sekonda pas njoftimit edhe atë në bazë të pamjes së jashtme.
Më shumë se gjysma (54%) kishin pranuar se gjëja e parë që e shohin tek femrat tjera është stomaku dhe beli.
Rreth 90% e femrave e dinë që femrat tjera i vlerësojnë në bazë të pamjes së jashtme, kurse gjysmës së tyre nuk i pengon dhe e presin atë.

20 punë që femrat fillimisht i vërejnë njëra tek tjetra
Sa është e trashë tjetra;
A ka vendosur shumë make-up;
A ka ndjenjë për stil;
Çfarë frizure ka;
Buzëqeshjen;
Lëkurën;
Sa është e gjatë;
A ka rrënjë të dukshme të pangjyrosura të flokut;
A ka tepruar me tenin artificial;
Make-up i syve;
Këpucët;
Madhësia e gjinjëve;
A ka tetovazhe;
Sa e ka pallton e shkurtë;
Sa i ka dhëmbët e drejtë;
Bizhuteria;
Me çfarë mashkulli është bashkë;
A ka dhëmbë të bardhë;
A e ka tenin e lëkurës natyral;
A ka thonjë të rregulluar.

No comments:

Post a Comment