SHBA:Zbulohet vrasja 42 vjet më vonë

Policia e shtetit të Masaçusetsit në SHBA arrestoi sot tre meshkuj, në lidhje me vrasjen e një djali 15-vjeçar në vitin e largët 1969.
Trupi i pajetë i John Joseph McCabe u gjet në një lëndinë të izoluar pranë qytetit të Louellit, më shumë se katër dekada më parë. McCabe u rrëmbye pas një balloje nga tre adoleshentë dhe u la të vdiste nga asfiksia. Besohet se motivi i vrasjes ishte xhelozia për një vajzë. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur se çfarë solli arrestimin, por e përshkruan lajmin si një “kthesë të papritur të ngjarjeve”. E përditshmja “Boston Globe” shkruan se arrestimi erdhi pasi një pakt për ruajtjen e sekretit u thye nga njëri prej tre vrasësve. Të tre të arrestuarit janë pranë të 60-tave, por 57-vjeçari Ferreira do të gjykohet nga një gjykatë të miturish, pasi ishte minoren kur u krye krimi. Policia kishte arkivuar dosjen, pasi në hetimet e kryera në vitin 1969 nuk ishin gjetur të dhëna që mund të çonin tek identiteti i vrasësve.

No comments:

Post a Comment