Provimet e lirimit, përgjigjet për Matematikën

Rreth 51 400 nxënës të shkollave 9-vjeçare mbyllën dje provimin e fundit të lirimit.
Ata iu nënshtruan testit të Matematikës, për-gjigjet e të cilit do t’i marrin pas dy javësh.Për 2 orë e 30 minuta nxënësit iu përgjigjën 25 pyetjeve. Provimi u zhvillua me të njëjtat rregulla si ato të maturës. Një pjesë e mirë e nxënësve e kanë cilësuar të vështirë provimin e Matematikës. Të tjerë janë shprehur se ishte i nivelit mesatar. Nga sa pohuan hartuesit e tezës, testi përmbante pyetje për të gjitha nivelet e nxënësve. “Është ndërtuar në mënyrë të tillë që, sipas përgatitjes që kanë, të gjendeshin pyetje për të gjithë nxënësit. Vlerësimi i Provimeve të Lirimit do të jetë i njëjtë me atë të Maturës Shtetërore, në qendrat e posaçme, dhe manual. Pasdite Ministria e Arsimit publikoi çelësin e përgjigjeve të sakta. Gazeta boton të plotë skemën e vlerësimit. Testet do të dërgohen sot në qendrat e përcaktuara për korrigjimin. Vlerësimi i përgj-igjeve të nxënësve do të bëhet me pikë, të cilat ekuivalentohen në notë. Kështu, vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga nxënësi për kërkesën përkatëse, do të mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP) prej hartuesve të testeve. Skema e vlerësimit është një standard vlerësues i njëjtë për çdo nxënës. Bashkë me testet, AKP-ja i dërgon Komisionit të Provimeve të Lirimit pranë drejtorive arsimore ose zyrave arsimore skemën e vlerësimit të testit dhe skemën e konvertimit të pikëve në nota. Skema e vlerësimit dërgohet gjithashtu në Komisionin Shkollor të Provimeve të Lirimit, e cila afishohet dhe informon çdo nxënës për të. Vlerësimi i testeve realizohet në mjediset që përzgjidhen nga DAR/ZA, në kushte të përshtatshme dhe të sigurta. Çdo test vlerësohet nga dy vlerësues. Çdo vlerësues firmos në çdo test që vlerëson. Kur midis dy vlerësuesve ka ndryshime pikësh për të njëjtat kërkesa, kryetari i vlerësuesve të lëndës cakton një vlerësues të tretë, vendimi i të cilit është përfundimtar. Ndërkaq, DAR/ZA ngre grupe që shqyrtojnë rast për rast të gjitha testet që raportohen si të dyshimta për kopjim nga vlerësuesit e testeve. Nga sa përcakton rregullorja, shpallja e rezultateve do të bëhet jo më shumë se 15 ditë pas çdo provimi.

PERGJIGJET E TESTIT TE MATEMATIKES PER SHKOLLAT 9-VJECARE

SKEMA E VLERËSIMIT

PROVIMI I LIRIMIT 2011 –
Matematikë, Sesioni I

I.Përgjigjet e sakta të kërkesave 1 – 13. Vlerësimi për çdo përgjigje të saktë është 1 pikë.

1D 2B 3D 4C 5C 6C 7B 8D 9C 10D 11A 12A 13A

II.Skema e vlerësimit më pikë të përgjigjeve për kërkesat me nr. 14 – 25 të testit

14 – kthen numrin thyesor në nr.dhjetor ose anasjelltas 1 pikë
- kthen përqindjen në numër thyesor ose dhjetor 1 pikë
- rendit numrat 1 pikë

15 – gjen brinjën e trekëndëshit 1 pikë
- njeh vetinë e paralelogramit për brinjët e kundërta dy e nga dy të barabarta 1 pikë
- gjen brinjën e kërkuar të paralelogramit 1 pikë

16 – vendos kushtin D = 0 1 pikë
- zgjidh ekuacionin b2 – 64 = 0 në lidhje me b
(jep njërën nga zgjidhjet b= 8 ose b = – 1 pikë
- shprehet se të dyja vlerat e b-së janë zgjidhje 1 pikë
17 a – argumenton që asnjë numër negativ nuk është zgjidhje e inekuacionit 1 pikë

17 b – kalon kufizat në anën tjetër duke u ndërruar shenjën ose shumëzon e pjeston duke rregulluar kahun e inekuacionit 1 pikë
- zgjidh inekuacionin 1 pikë
- paraqit bashkësinë e zgjidhjeve në boshtin numerik 1 pikë

18 – vendos kushtin për një nga faktorët e shumës 1 pikë
- zgjidh sistemin e inekuacioneve 1 pikë
- gjen bashkësinë e përcaktimit të funksionit 1 pikë

19 – gjen masën e këndit A ose C (trekëndëshi ABC) 1 pikë
- shtron saktë një barazim ose ekuacion në lidhje me x 1 pikë
- gjen vlerën e x 1 pikë

20 – gjen pjesën e vogël të ngjyrosur 1 pikë
- bën shumën e pjesëve të ngjyrosura 1/4+1/16 = 5/16 1 pikë
- kthen thyesën në numër dhjetor 1 pikë

21 – zbaton vetinë e përdasisë në njërin prej dy faktorëve 1 pikë
- mbledh saktë kufizat e ngjajshme 1 pikë
- gjen saktë vlerën e shprehjes 1 pikë

22 Mënyra I(Sip.trek = Hipotenuzë x Lartësi)
- gjen pikprerjet e drejtëzës me boshtet koordinative 1 pikë
- gjeni sipërfaqen e trekëndëshit ose hipotenuzën 1 pikë
- gjen lartësimë e kërkuar 1 pikë
- ose Mënyra II (lartësia e hequr mbi hip.e ndan trek.e madh në dy trek.të barabartë)
- gjen pikprerjet e drejtëzës me boshtet koordinative 1 pikë
- gjeni hipotenuzën 1 pikë
- gjen lartësinë e kërkuar 1 pikë

23 – tregon që rrezet e rratheve që kalojnë nga pika e tangjencës janë në vijë të drejtë 1 pikë
- zbaton T.Pitagorës për trekëndëshin këndrejtë të formuar 1 pikë
(2 – r)2 + 1 = (1 + r)2.
- gjen rrezen e rrethit r 1 pikë

24 – gjen çmimin pas javës së parë 1 pikë
- ndërton veprimin për gjetjen e çmimit pas javës së dytë 1 pikë
- gjen çmimin pas javës së dytë 1 pikë

25 – shkruan formulën rruga = shpejtësi x kohë (ose forma të njëvlershme të saj) 1 pikë
- ndërton saktë ekuacionin ose sistemin 1 pikë
- x/6 + x/4 = 2,5 (x km- gjatësia e rrugës)
ose ku t orë është koha në vajtje dhe T orë koha në kthim 2,564tTtT
gjen gjatësinë e rrugës (6 km) 1 pikë

Matura, si do jetë testi për lëndët me zgjedhje

Më 30 qershor, ata i nënshtrohen njëkohësisht dy lëndëve me zgjedhje. Ndryshe nga vitet e mëparshme, kur këto lëndë preferenciale i jepnin vetëm ata që do të konkurronin në universitet, këtë vit do t’i japin të gjithë maturantët. Në të kundërt, nuk pajisen me Diplomën e Maturës. Specialistët e Ministrisë së Arsimit kanë vendosur që të ketë një skemë të re të vlerësimit të nxënësve. Ajo lidhet drejtpërdrejt me pyetjet që do të përmbajë testi. Nga 25 pyetje që ka pasur çdo vit një test, sivjet do të ketë 20 pyetje për çdo provim, Z1 dhe Z2. Nga këto, 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative. Më shumë pikë do të kenë pyetjet me zhvillim. Për 10 pyetje specialistet kanë menduar 30 pikë në vlerësim. Ndërsa pyetjet me alternativa në total grumbullojnë 10 pikë. Pra, gjithsej, çdonjëra nga tezat e provimeve me zgjedhje do të ketë maksimalisht 40 pikë. Sipas përllogaritjeve, një maturant duhet të marrë 100 pikë për të dy provimet me detyrim dhe 80 pikë për të dy provimet me zgjedhje. Një maturant që i plotëson mirë të gjitha pyetjet e të 4 provimeve gjithsej, mund të marrë 180 pikë maksimale.
ZIRINA LLAMBRO

(panorama.com.al)



No comments:

Post a Comment