Japoni: Burri më i vjetër në botë

Burri më i vjetër në botë festoi 114 vjetorin e lindjes së tij të martën dhe u shpreh se planifikon të jetojë deri në moshën 120-vjeçare. Jirouemon Kimura, një ish-punonjës poste japonez, u shpall burri më i vjetër në botë pas vdekjes javën e shkuar të mbajtësit të këtij rekordi, amerikanit Walter Bruening. “Është një nder i madh dhe nuk mund të përshkruaj me fjalë atë që ndjej”, u shpreh Kimura. Japonezi mendon se sekreti i jetëgjatësisë së tij është ngrënia me masë: “Kur ndjeja se 80% e stomakut ishte plot, atëherë ndaloja së ngrëni.” Japonezi që ka lindur më 19 prill 1897, ka punuar në zyrat postare deri në moshën 90-vjeçare. Personi më i vjetër në botë është një grua amerikane, Besse Cooper (114 vjeç). Ajo ka lindur më 26 gusht 1896.

www.tiranaobserver.com.al

No comments:

Post a Comment