Dy çifte binjakësh lindin në të njëjtën ditë, tre vite diferencë nga njëri-tjetri.Dy çifte binjakësh me prindër të njëjtë kanë ardhur në jetë në të njëjtën ditë, tre vite diferencë nga njëri-tjetri. Rasti i rrallë që ndodh një herë në 17 milionë është regjistruar më 27 shkurt në Britani kur çifti anglez Tracey e Davood Bageban, solli në jetë binjaket Dolcie e Elisia, tre vjet pas ciftit tjetër të binjakëve Diego e Armani. Por më të jashtëzakonshme këtë histori e bën fakti se dy shtatzanitë kanë qenë natyrale dhe lindjet të paplanifikuara. Nëna e binjakëve është një 34-vjeçare, studente psikologjie dhe shprehet shumë e lumtur për lindjet e rralla. Ndërsa zoti Bageban, aktualisht 33 vjeç punon si drejtues i një dyqani për të siguruar të ardhurat financiare për familjen.
Familja Bageban po projekton një festë gjigante ditëlindjeje për vitin e ardhshëm.
Familja Bageban po projekton një festë gjigante ditëlindjeje për vitin e ardhshëm.
No comments:
Post a Comment