Laimi i rrallë:Kandidati i MEGA-s për kryetar Bashkie nuk ka emrin në lista

Listat zgjedhore kanë probleme, por deri në mungesën e emrit të kandidatit për kryetar Bashkie kjo ndodh rrallë.
Në Bashkinë e Himarës, kandidati i partisë MEGA-s Dhimitër Llazari nuk është më votues. Garuesi i partisë së re të minoritetit grek, denoncoi heqjen nga lista edhe të anëtarëve të familjes së tij. Megjithatë ai thotë se kjo nuk është pakujdesi, por akuzuan rivalin e tij kryebashkiakun e Himarës, Vasil Bollano, si përgjegjës për situatën e krijuar.Llazari tha dje se në listat paraprake ai dhe të afërmit ishin të përfshirë në lista, por emrat janë hequr në listat përfundimtare. Kryetari aktual i Bashkisë Bollano nuk përjashton mundësinë e gabimeve njerëzore me listat, raportoi Vizion Plus.

www.tiranaobserver.com.al

No comments:

Post a Comment