Fuqizimi i ligjit të faljes dhe legalizimit do të sjellë edhe faljen e detyrimeve tatimore për biznesin e ndërtimit.
Kjo do t’i hapë rrugë hipotekimit të qindra pallateve, të cilat nuk fitonin hipotekën për shkak të detyrimeve të prapambetura.
Sipas zyrtarëve në Tatimeve, përfituesit e mëdhenj nga falja do të jenë pikërisht ndërtuesit, të cilët kanë detyrime të shumta.
Krahas këtyre, janë edhe 300 pallate të tjera, të cilat kanë mbetur peng i zyrave urbanistike në Bashki, për shkak të mungesës së lejes së shfrytëzimit.
Janë rreth 60 mijë persona që nuk gëzojnë legjitimitetin e banesës, ku banojnë.
Bëhet fjalë për hipotekën e shtëpisë, atë status, që i jep garanci qytetarit të përfaqësohet me pasurinë e tij.
Nga kalkulimet e bëra nga profesionistët e ekonomisë dhe të financave, rezultojnë plot 700 deri 800 milionë euro kapital i ngrirë si pasojë e mungesës së hipotekave të këtyre 60 mijë persona.
Ky kapital përfaqëson pikërisht ato aktivitete, të cilat nuk janë aktivizuar si pasojë e mungesës së hipotekës dhe si rrjedhojë një kreditimi të munguar.
Megjithatë, duket sikur problem po merr zgjidhjet e para. Ligji i faljes dhe i legalizmit është, ligj i cili sapo është dekretuar nga Presidenti i Republikës, do të çojë në zgjidhjen e një pjese të konsiderueshme të atyre apartamenteve që nuk hipotekoheshin për shkak të detyrimeve të prapambeturave të ndërtuesve.
Këtu përfshiheshin 350 pallate, të cilat kishin mbetur peng pikërisht i detyrimeve tatimore të papaguara nga ana e biznesit të ndërtimit.
Me nisjen e hipotekimit të pallateve do të nis edhe një marrëdhënie e re ligjore e ndërtuesve me shtetin.
Hyrja në fuqi e ligjit të faljes dhe të legalizmit do të bëjë fshirjen e debitorëve, të cilët duhet t’i përmbahen pikërisht kushtit, për të bërë pagesën e të gjithë detyrimeve për vitin 2011.
Megjithatë, është edhe një tjetër pjesë apartamentesh, të cilat nuk janë hipotekuar deri sot, për shkak të mos dhënies së lejes së shfrytëzimit nga bashkia.
Një ngërç i tillë ka mbetur në fakt, peng i vullnetit të munguar deri tani nga ky institucion përgjegjës për ndërtimet në kryeqytet.
Duke shtuar këtu edhe problemet e tjera që ndërtuesit, mund të kenë me pronarët e truallit, që përfaqëson një numër më të vogël të çështjeve, përbëjnë kronikën e plotë të një problemi serioz.
Nga, ana tjetër Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka deklaruar se mund të bëjë një regjistrim rekord të çdo pasurie, e cila nuk mbart me vete problemin e detyrimeve të papaguara në organin tatimor apo problematikën me organit lokal.
Një hap i madh është bërë, në pritje të fuqizimit të faljes fiskale, rezultatet e para të këtij akti, do të prekin pikërisht një pjesë të madhe të atyre 60 mijë persona, që nuk gëzojnë hipotekën e shtëpisë së tyre.

No comments:
Post a Comment