“Askush nuk mund ta përmbysë rezultatin në tavolinë, vendim ky që do fusnin vendin në një rrugë qorre me tatëpjetë të pakthyeshme”, theksoi Rama në një konferencë për shtyp sot nga selia e PS.
Kryesocialisti vuri në dukje pjesmarrjen e gjerë në këto zgjedhje vendore duke e analizuar këtë pjesmarrje si një betejë të qytetarëve kundra korrupsionit, padrejtësive, papunësisë.
“Është e padiskutueshme se një nga vlerat e fitores sonë është fitorja gjeografike. Nga Tropoja në Konispol, fitorja jonë për të shpëtuar nga papunësia, korrupsioni të padrejtat. Por nga ana tjetër qytetarë kanë dhënë mesazhin për mirëkuptim”.
“Fitorja e zgjedhjeve si kjo e 8 Majit duhet kuptuar si shumëfishim reformash dhe investimeh. Idetë dhe planet për të ardhmen e për gjithë Shqipërinë që do qeverisim nesër”.
Në këtë kontekst, kreu i PS theksoi se puna e socialistëve aty ku kanë fituar zgjedhjet do të jetë maksimalisht e barabartë kundrejt të gjtihë personave pa dallime të bindjeve politike.
“Kjo fitore duhet të na shërbejë si mënyrë reflektimi për rrugën e së ardhmes. Zgjedhësit e 8 Majit na kanë ndihmuar
për të përmirësuar jetën e njerëzve të zakonshëm pa dallim duke kërkuar në radhë të parë në vetja dhe pastaj nga kundërshtarët. Ne do punojmë me mish e shpirt që asnjë nga qytetarët të mos braktiset. Për ne nuk ka qytetar rozë e blu, por me të drejtat e tyre kushtetuese ligjore”.
Sipas Ramës tashmë mbetet të ruhet ky rezultat që sipas tij po tentohet të deformohet.
“Cfarë ka mbetur ka mbetur tani, domosdoshëmëria që kurrë nuk mund të ndryshojë rezultatin padrejtësisht”.
Rama bëri thirrje që ti jepet fund zvarritjes për shpalljen e rezultatit për Tiranën.
“Ti jepet fund zvarritjes së këtij procesi në Tiranë. Shqipëria meriton më shumë se ky proces që ka hyrë në agoninë e interesave politike. Do bëjmë gjithcka që kemi në dorën tonë. Jemi gati të ofrojmë kontributin tonë për ta kthyer këtë faqe të errët në një një faqe të re që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
(BalkanWeb.com)
No comments:
Post a Comment