“Do dëshiroja në rradhë të parë të falënderoja qytetarët për manifestimin e shkëlqyer dhe për vullnetin e tyre të lirë duke u sjellë në mënyrë europiane. Dëshiroj në mënyrë të vecantë të falenderoj ata që votuan LSI, me rezultatet paraprake numri i votuesve po shkon drejt 120 mijëve. Ky është rezultat impresionues rreth 40 mijë vota më shumë se zgjedhjet e mëparshme. Falënderim për qytetarët e Tiranës, ku numri i zemrave që rrahin për LSI është rreth 21 mijë të numëruara deri mbrëmë”,- deklaroi kreu i LSI.
Gjatë fjalës së tij Meta duke shprehur mirënjohjen e tij për numëruesit, komisionerët dhe vëzhguesit që asistuan në procesin e 8 majit, një falenderim të vecantë i dërgoi edhe fituesve të koalicionit të Aleanca për të Ardhmen.
“Dua të falenderoj të gjithë kandidatët tanë, komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit të cilët bënë që 8 maj të futej si një nga arritjet më të mëdha si dhe të gjithë kryetarët fitues të LSI në Tiranë dhe kryetarëve të bashkive dhe komunave në rrethe . Një urim shkon dhe për kandidatët fitues të Aleanca për Ardhmen dhe shpresojmë që votën e tyre ta investojmë për të mirën e kryeqytetit”,- theksoi Meta.
Duke e cilësuar rezultatin e LSI në kryeqytet si impresionues Meta deklaroi se ky ishte rezultat më i mirë se në zgjedhjet e shkuara, ndërkohë që theksoi faktin se ky është tregues që kjo forcë politike është përcaktuese në zgjedhje dhe jo fakti se më kë ajo është në koalicion.
“Nuk u ndala në kryeqytet se është Tirana dhe se rezultati i LSI në Tiranë është ipresionues dhe rezultati më i miri i arritur ndonjëherë pasi është 200 mijë vota më shumë se kur ishim në koalicion me PS dhe 2 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e mëparshme, dhe kjo tregon se përcaktuese nuk është se më kë LSI është në koalicion, por votat e saj.”,- përfundoi fjalën e tij kreu i LSi, Ilir Meta.
(BalkanWeb.COM)
No comments:
Post a Comment