Policia greke prangos Ilir Gabetën, dënuar me burg 7 vjet më parë


Ishte dënuar për aksidentin ku ngelën të vdekur dy persona.

Një person i kërkuar prej 7 vjetësh nga drejtësia shqiptare u prangos nga Interpol Athina, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Policia greke ka deklaruar për mediat se gjatë dy ditëve më parë ka arrestuar një të kërkuar nga drejtësia shqiptare, i cili i kishte shpëtuar prej disa vitesh vuajtjes së dënimit.

Emigranti shqiptar, Ilir Gabeta, 45 vjeç, lindur në qytetin e Korçës, kishte arritur t’i fshihej prej vitesh të tëra vuajtjes së dënimit prej 4 vitesh burg që gjykata kishte dhënë për të.

Policia shqiptare njofton zyrtarisht se 45-vjeçari ishte dënuar nga togat e zeza të Librazhdit për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, ku si pasojë e një aksidenti tejet të rëndë ngelën të vdekur dy persona dhe u plagosën disa të tjerë. Gabeta është deklaruar fajtor për ngjarjen e ndodhur në vitin 2004, në vendin e quajtur “Kthesat e forta” në Hotolisht, Librazhd, ku si rezultat i mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, mosmbajtjes së krahut të lëvizjes dhe shpejtësisë tej normave të lejuara, teksa drejtonte automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin që vinte përballë në krahun e tij, tip autobus i linjës ndërurbane, me targa EL 1249B, me drejtues shtetasin Skënder Dema. Po sipas policisë, si pasojë e këtij aksidenti mbetën të vdekur bashkëshortët Dëfrim Shahollari, Pranvera Shahollari, si dhe u plagos rëndë drejtuesi i autobusit Skënder Dema dhe më lehtë disa persona të tjerë, ndër ta edhe vetë i shpalluri fajtor për aksidentin e rëndë, Ilir Gabeta.

No comments:

Post a Comment