Trajneri i Barcelonës ka kritikuar skuadrën e tij për lojën e treguar në kampionat
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pohuar se skuadra e tij do të përfitonte edhe nga kjo humbje e papritur kundër skuadrës baske të Real Sociedadit, 2-1. Ndonëse kaloi në epërsi me anë të Tiago Alkantaras, katalanasit shijuan humbjen e parë në transfertë këtë sezon pas golave të shënuar nga Diego Ifran dhe Ksabi Prieto me penallti.
“Eshtë një mësim i mirë ky që morëm. Duhet të luajmë me mend. Na duhen katër pikë dhe duhet të mundohemi t’i marrim”, ka thënë ai pas ndeshjes. “Jemi një skuadër që mund të fitojmë ose të mundemi. Kemi shumë lojtarë që nuk luajtën. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë, por na mungoi qarkullimi i topit.
Nuk e kontrolluam si duhet lojën.” Guardiola më pas iu kthye ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve në “Nou Kamp” kundër Realit nesër. “Eshtë gjysmëfinalja e Ligës së Kampioneve. Eshtë më mirë kur fiton ndeshjen para saj, por ne do ta analizojmë edhe këtë humbje.
Duhet të përgatitemi për ndeshjen e së martës. Kemi epërsi nga ndeshja e parë, por duhet të sigurohemi që lojtarët tanë do ta marrin veten. Do të jetë një ndeshje e vështirë në çdo aspekt, por ne duhet t’i lëmë pas vështirësitë dhe do të kemi më shumë opsione kur të shkojmë në finale.
” Ndërkohë, mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alvesh, ka thënë se mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, e meritonte të dilte me karton të kuq për ndërhyrjen e tij në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Championsit. “Kartoni i kuq për Pepen ishte i drejtë. Arbitri kishte të drejtë dhe shyqyr Zotit që kisha mbrojtëset e kërcirit. Disa media nuk kanë besueshmëri”, tha ai.
Në lidhje me humbjen kundër Real Sociedadit, lojtari brazilian ka thënë se kundërshtari bask e meritoi fitoren dhe se do të ishte paralajmërim për ta. “Ne duhet të mësojmë nga ndeshje të tilla, por më vjen keq që goli i Militos nuk u quajt sepse ishte i rregullt. Tani duhet të përqendrohemi te Liga e Kampioneve.”
De Gea: E merituam fitoren kundër Deportivos
Portieri i Atletiko Madridit, David de Gea, mendon se shanset e skuadrës së tij për një vend në Ligën e Kampioneve janë shuar, edhe pse fituan 1 0 kundër Deportivos të shtunën. Serxhio Aguero shënoi pas asistit të Huanfran, por Atletiko është prapë larg Vilarealit.
Portieri 20-vjeçar, që ka luajtur në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni në kampionat, beson se për ta do të jetë e vështirë të kapin “Nëndetësen e Verdhë” sepse kanë mbetur vetëm katër javë.
“Ne morëm tri pikë të rëndësishme kundër një skuadre të fortë. Tifozët e tyre ishin shumë të zjarrtë dhe nuk e kishim të lehtë të fitonim. Megjithatë, ne ishim perfektë dhe e merituam fitoren.”

No comments:
Post a Comment