Sekreti i Kazanova-ve është tek gishtat

Nëse femrat gjithmonë shohin tek meshkujt gishtin e unazës arsyeja nuk është vetëm për të vënë re nëse janë të martuar apo jo. Sipas një studimi të publikuar nga revista Proceedings of the Royal Society në rast se ky gisht është më i gjatë se ai treguesi, meshkujt janë gjithnjë më seksi. Ky studim i Universitetit të Gjenevës ka përfshirë 80 femra nga mosha 18 në 34 vjeç, të cilave i është kërkuar të vlerësojnë tërheqjen që do të pësonin nga 49 meshkuj dhe kjo duke u bazuar në fytyrën e tyre, në zërin dhe aromën trupore. Në të gjitha rastet janë zgjedhur meshkujt që gishtin e unazës e kishin më të gjatë se ai tregues. “Kjo karakteristikë është e vendosur nga shpërthimi i testosteroneve që në stadet e para të zhvillimit gjatë shtatzënisë”, – shpjegon Camille Ferdenzi, që ka drejtuar këtë studim. Kjo nuk është hera e parë që gishti i unazës përkon me karakteristika psikologjike, pasi dhe në librin “The Finger Book” John Manning i Universitetit të Liverpulit ka provuar në kërkime të ndryshme se meshkujt që kanë këtë “super-gisht”, janë më agresiv në vendin e punës dhe kanë një probabilitet të madh të kenë më shumë fëmijë.

No comments:

Post a Comment