Per te ushqyer dhe perkedhelur floket, perse te mos provoni te krijoni nje maske me yogurt, me produkte natyrale te cilat nuk rrezikojne te demtojne floket dhe shendetin e tyre?
Fillimisht duhet te dini qe yogurt (kos)eshte nje produkt shume i mire per bukurine e flokeve, sepse zbut dhe ushqen floket. Si te bejme nje maske me yogurt per floket?
Ju nevojitet nje gote yogurt(kos) i bardhe, dy luge kakao pluhur, vaj ulliri, mjalte dhe nje peshqir. Filloni me pergatitjen e maskes ushqyese per floket. Perzieni se bashku dy luge kakao me mjaltin dhe vajin e ullirit. Pasi te keni perfituar nje mase homogjene, shtoni kosin e bardhe, qe fale vlerave te tij do te beje qe floku juaj te shkelqeje, shtrijeni ne te gjithe gjatesine e flokeve dhe lereni ne qetesi per rreth nje ore.
Per ta bere masken edhe me shume efikase masken, floket mbulojini me kapucin e dushit ose me qese transparente. Pasi te keni pritur kohen e duhur, mund te procedoni me shampon dhe me balsamin e zakonshem. Do te vini re menjehere butesine dhe shkelqimin e flokeve tuaj.
(sekretebukurie.com)
No comments:
Post a Comment