Sipas KMDLNj një vrasje e tillë është arsye për alarm për institucionet që menaxhojnë me arsimin në Kosovë dhe për institucionet e sigurisë. “Pasiguria nëpër shkolla është një brengë e përgjithshme e shoqërisë sonë. Një ngjarje e tillë vetëm sa e thellon pasigurinë për nxënës”, thuhet në njoftim.
Sipas Këshillit, shkollat e ciklit të mesëm janë të stërngarkaura më nxënës gjë që krijon pamundësi kontrolli dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e arsimit.
“KMDLNj edhe me këtë rast kërkon nga institucionet përgjegjëse si Ministria e Arsimit, Komuna dhe institucionet e sigurisë që të koordinojnë veprimet në mënyrë që raste të tilla të mos përsëritën. KMDLNj gjithashtu u bënë thirrje prindërve që të angazhohen më shumë me fëmijët e tyre. Prindërit duhet të kenë më shumë interesim për sjelljet e fëmijëve edhe jashtë ambienteve familjare”, thuhet në reagim.
(Telegrafi.com)
No comments:
Post a Comment