Interi jep 30 milionë euro për Robbenin
INTER-Skuadra e Interit e sheh mesfushorin e Bayern Munchenit, holandezin Arjen Robben, si përforcimin më të madh për edicionin e ardhshëm, shkruan të dielën "La Gazzetta dello Sport". Italianët për transferimin e Robbenit në fund të këtij edicioni kanë përgatitur një dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh. Robben 27-vjeçar ka kontratë me Bayernin deri në qershorin e vitit 2014. Mesfushori i Përfaqësueses së Holandës më herët ka deklaruar se është i gatshëm të largohet nga Bundesliga në fund të këtij edicioni.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment