Kjo kompani në vitin 2007 kishte humbje për gati një milionë dollarë, por po në të njëjtin vitë ky shërbim ishte vlersuar rreth 500 milionë dollarë nga pronari i atëhershëm eBay, ku dhe në vitin 2009 e kishte shitur.
Më pas në fillim të këtij muaji filluan dhe zërat e parë se Skype do të shitet, njëri prej destinacioneve të mundëshme ishte Google ose Facebook për një çmim diku rreth 4 miliardë dollarrë. Në realitet Microsoft kishte qenë ai i cili kishte bërë ofertë për këtë shërbim, vlera e të cilës kap as më pak e as më shum por 8.5 miliardë dollarë.
Shumica e ekspertëve thonë se kjo ishte një çmim shum i lartë, por një gjë është e sigurt, Microsoft sigurisht këtë shërbim do ta ndryshojë.
Ky infografik është krijuar nga rrjeti i biznesit Focus, ku tregon siç paraqitëm edhe më lartë historinë e Skype gjat viteve të fundit.
(itshqip.com)
No comments:
Post a Comment