Gramoz Ruçi nuk gjendet… Burime partiake dhe shoqërore konfirmojnë se dy deputetë socialistë e kanë goditur e intimiduar atë me urdhër të Edi Ramës. Të njëjtat burime thonë se ai ka qenë në kurim në një spital jashtë shtetit, porse tani gjendet në gjendje hospitalizimi, porse pranë shtëpisë.
Gramoz Ruçi zhduket “pa nam e pa nishan”.
Njeriu që u investua më shumë për ngjitjen e Edi Ramës në krye të PS-së, por që edhe ca më shumë u konsumua për mbajtjen e tij (Edi Ramës) në krye të PS-së, pas disfatave të përsëritura zgjedhore, jo vetëm që nuk duket asgjëkund, përfshi këtu edhe në media, mësohet se nuk i ka pasur punët mirë me kryetarin e PS-së, për të mos thënë, që i ka shumë keq.
Aq e vërtetë është kjo, sa mësohet se Gramoz Ruçi ka paguar një kosto jo të vogël, “marrjen me sy të keq” nga ana e Edi Ramës.
Kjo kosto shkon deri në kufijtë e dhunës fizike që është ushtruar ndaj Gramoz Ruçit, në shenjë hakmarrje, për llogari të Edi Ramës.
Burime partiake dhe shoqërore konfirmojnë se dy deputetë socialistë, e kanë goditur e intimiduar Gramoz Ruçin, me urdhër të Edi Ramës. Të njëjtat burime thonë se, jo vetëm kaq, por dhuna fizike mësohet se ka qenë aq e rëndë, sa Gramoz Ruçi ka shkuar për kurim dhe është trajtuar në një spital jashtë shtetit.
Pas marrjes së mjekimit të nevojshëm dhe kapërcimit të gjendjes kritike, mësohet se Gramoz Ruçi, tashmë në një gjendje më të mirë hospitalore, është kthyer në Shqipëri.
Zhdukja edhe mediatike të Gramoz Ruçit, ndërsa është fakt, sepse ai prej kohësh ka humbur nga ekranet e televizioneve dhe faqet e gazetave, konfirmohet edhe nga burime mediatike. Burime nga media të ndryshme televizive, kanë bërë të ditur, se ndërsa Gramoz Ruçi, ishte shfaqur të shtunën në selinë e PS-së, për t’u bërë pjesë e festimeve për fitoren e pretenduar të Edi Ramës, pamjet televizive të kësaj shfaqje e kanë “zhdukur” atë nga kronikat televizive, sikurse mësohet, me urdhër të Edi Ramës, adresuar televizioneve që ai kontrollon.
Burime partiake dhe shoqërore, sqarojnë se për sa i përket shkaqeve të “armiqësisë” mes Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit, në kufijtë e agresionit fizik, të urdhëruar nga i pari, “në kurriz” të të dytit, kanë lindur herët, që pa nisur ende fushata elektorale. Këto shkaqe janë të ndryshme, që lidhen me përpjekjet e Edi Ramës, për shmangien e Gramoz Ruçit nga vendimmarrja në PS, për të kulmuar me përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet vendore, ku mësohet se Gramoz Ruçi është ndjerë i tradhtuar nga Edi Rama, për kandidaturat e propozuara prej tij, në disa njësi të qeverisjes vendore.
Të njëjtat burime partiake dhe shoqërore, sqarojnë se, konflikti me Gramoz Ruçin, Edi Ramës i duhet edhe për të motivuar humbjen e zgjedhjeve vendore të radhës, duke tentuar t’ia faturojë dështimin, “grupit të ri armiqësor, të kryesuar nga Gramoz Ruçi”. Nga ana tjetër, mësohet se kjo shmangie mes konflikteve, deri në dhunë fizike, e Edi Ramës ndaj Gramoz Ruçi, bëhet edhe për një tjetër qëllim, për shmangien që Edi Rama, po tenton ti bëjë nj tjetër zëri kundër, të pritshëm dhe me ndikim jo të vogël në radhët e anëtarësisë së PS-së, i cili është kërcënim, për t’ju bashkuar të tjerë zërave kundër, pas humbjes së zgjedhjeve të 8 majit.

(gazeta55.al)

No comments:
Post a Comment