Trajneri portugez ka pranuar përgjegjësitë pas humbjes së pësuar në
Trajneri i Real Madridit, Hoze Mourinjo, ka pranuar fajin për humbjen e papritur përballë Saragozës në kampionat të shtunën, duke cituar mungesën e motivimit si shkak për disfatën.
Tri ditë pasi u mundën në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës 0-2, Reali pa se si shpresat e zbehta për titullin në Spanjë u shuan pas humbjes 3-2 në “Santiago Bernabeu”. Mourinjo bëri shumë ndërrime në skuadrën që u mund nga Barça, por futi në fushë një formacion të ngjashëm me atë që mundi Atletik Bilbaon 3 0 në “San Mames” dhe Valencian 6 3 në “Mestaja” javët e fundit.
Mourinjo pranoi se skuadra e tij, me lojtarë si Gonzalo Higuain, Karim Benzema, Kaká, Serxhio Ramos, Iker Kasiljas dhe Pepe, duhet të kishte fituar ndeshjen dhe pranoi përgjegjësinë e tij për humbjen. “Kundërshtari ynë luftoi shumë për pikët sepse ishin vendimtare për ta.
Në futboll diferenca në përgatitjen mendore është shumë e rëndësishme; kur njëra skuadër hyne motivuar në fushë dhe tjetra jo, faji është i trajnerist sigurisht”, tha ai. Saragoza kryesoi në pjesën e parë falë golit të Angel Lafitas dhe më pas dyfishoi me Gabin në pjesën e dytë me penallti.
Reali ngushtoi diferencën me Serxhio Ramosin, por Saragoza me kundërsulm shënoi edhe golin e tretë, prapë me Lafitan. Benzema, autor edhe i një traverse, shënoi në minutën e 84-rt, por Reali humbi edhe Karvajon me karton të kuq dhe nuk arriti të barazonte. Mourinjo shtoi:
“Skuadra ishte po ajo që fitoi në fushat e vështira të Bilbaos dhe Valencias, por këtë herë është faji i trajnerit që nuk i motivoi sa duhet për të fituar. Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë. Mourinjo, që kritikoi më herët këtë sezon Sporting Gijonin se luajti me skuadër të dobët kundër Barcelonës, ka thënë:
“I kuptoj trajnerët e tjerë, ndonëse kjo skuadër e imja fitoi në fushat e vështira të Valencias dhe Bilbaos. E kam ndërgjegjen të pastër dhe nuk kam dashur t’i dhuroj asgjë Saragozës ose skuadrave të tjera që luftojnë për mbijetesë.
Kur po mundeshim, futa në fushë lojtarët titullarë, Mesut Ozil, Angel Di Maria dhe Marcelo. Nuk mendoj se i dhuruam ndonjë gjë Saragozës, por e pranoj se trajnerët e skuadrave të tjera mund të jenë të zemëruar nga ky rezultat. Ne bëmë çdmos për të fituar dhe më duhet të përgëzoj kundërshtarin.”
Barça-Real, nuk humbisnin njëkohësisht që nga 2009-ta
Barcelona dhe Real Madridi u mundën në dy ndeshje të papritura këtë javë, hera e parë që ka ndodhur kjo që prej vitit 2009. Barcelona u mund 2 1 në transfertë kundër Real Sociedadit pasi la disa lojtarë kryesorë pushim, kurse Reali u mund 3-2 nga Saragoza.
Herën e fundit që u mundën të dyja skuadrat e mëdha ka qenë java e 37-të e sezonit 2008 09. Barcelona u mund 1 0 nga Osasuna në “Nou Kamp” më 23 maj. Atëherë Barcelona e kishte siguruar titullin dhe kishte lënë pushim disa titullarë për finale e Ligës së Kampioneve kundër Mançester Junajtid, më 27 maj.

No comments:
Post a Comment