Basha kërkon numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara

Kandidati demokrat Lulzim Basha u shfaq pasditen e sotme në një dalje publike ku kërkoi pranimin si të vlefshme të fletëve të votimit të kandidatëve të hedhura jo në kutitë përkatëse.

Duke iu referuar këtyre rasteve, Basha theksoi se kjo nuk bëhet për të nxjerrë atë fitimtar, por për te dëgjuar zërin e qytetarëve.


"Aktualisht nuk e dimë numrin total të votuesve që kanë votuar në këtë mënyrë, por në respekt të qytetarëve, mendoj se ato duhen numëruar. Cilido të jetë verdikti final i KQZ-së, unë do ta respektoj atë", tha Basha.


Kandidati i Partisë Demokratike për kryeqytetin pretendon se shumë fletë në favor të tij janë hedhur gabimisht në kutitë e fletëve për këshillin bashkiak. Sipas Kodit Zgjedhor, gjetja e këtyre fletëve në kutinë e gabuar i bën ato të pavlefshme, por demokratët kanë kërkuar numërimin e tyre pasi shihet si e vetmja mënyrë që zoti Basha të kalojë në avantazh në garën elektorale që lamë pas.
(shekulli.com.al)

No comments:

Post a Comment