Vlore- Atentat me eksploziv te telekomanduar, hidhet ne ere autovetura ne qender te Skeles, vdes ne vend shenjestra, plagoset rende pasagjeri dhe dy kalimtare. Krimi tronditi dje ne mesdite qytetin bregdetar te Vlores, teksa deshmitare te shumte u gjenden ne panik nga flaket dhe zhurma e fuqishme, qe demtoi disa lokale dhe dyqane perreth.
Fillimisht u mendua per shperthimin e impiantit te gazit ne mjetin veture tip "Opel Corsa", me targa te huaja AX676DT, ngjyre blu e erret, por ekspertet konstatuan se kishte shperthyer pjesa e perparme, poshte sediljes se shoferit. Flaket shkrumbuan teresisht mjetin dhe shkaktuan vdekjen e 33-vjecarit Renato Abazi, per te cilin policia tha se ka qene objekti i atentatit per motive hakmarrjeje, pasi mendohet se ka pasur konflikte te meparshme. Te plagosur ne spital gjenden Mariglen Dani, 28-vjec, pasagjer dhe kembesoret Gerti Sulejmani dhe Galitano Z., ky i fundit i mitur.
Shperthimi ka ndodhur ne oren 11:30, ne zonen e Skeles, ne momentin qe ishte e populluar nga qytetaret. Mjeti ka qene duke ecur me shpejtesi te ulet ne bulevard, kur befasisht eshte degjuar nje zhurme e fuqishme dhe me tej jane pare flake dhe tym i zi. Gjate momentit te pare, kane qene kalimtaret te cilet kane nxjerr nga automjeti drejtuesin dhe pasagjerin, kurse me pas ka ndodhur nje shperthim i dyte, qe duket se ka ardhur per shkak te karburantit. Renato Abazi ka humbur jeten ne vend dhe ka qene e kote te dergohej ne spital, kurse tre te plagosurit rende u nisen per ne spitalin rajonal. Mariglen Dani ka pasur demtime serioze per shkak te shperthimit, kurse dy te tjeret kane pesuar fraktura.
Menjehere ne vendngjarje kane mberritur forcat e zjarrfikese dhe te policise, te cilat kane bere te mundur shuarjen e zjarrit, por jo ne kohen e duhur. Mesohet se nga shperthimi jane thyer edhe xhamat e ndertesave, demtuar automjete, qe ndodheshin aty prane, si dhe plagosur kalimtare. Ne bulevard ka pasur shume levizje dhe pjesa me e madhe e tyre jane larguar me vrap ne momentin e shperthimit, teksa shetisnin. Policia ngriti grupin hetimor dhe paraprakisht ekspertet mendojne se ka qene eksploziv i llojit te fuqishem, mundesisht C4 dhe e telekomanduar nga distanca. Autoret kane pare mjetin ne levizje dhe nepermjet thirrjes ne celular kane aktivizuar eksplozivin, duke hedhur ne ere shenjestren. "Kjo ngjarje nuk ka lidhje me fushaten politike apo incidentet ne kete kuader elektoral. Dyshohet se shenjestra ka qene pikerisht viktima Renato Abazi, per shkak te hakmarrjes ne lidhje me konfliktet qe ka pasur me pare. Grupi hetimor po verifikon te gjithe veprimtarine e meparshme",-thane burime zyrtare te policise. Per momentin mesohet se ka vetem 15 te shoqeruar si te dyshuar, deshmitare te pyetur dhe pritet deklarata e te plagosurit qe ka qene pasagjer me viktimen.

No comments:
Post a Comment