Gjithsesi duket se Apple po përpiqet të përmirësojë ekranin e iPad-it të ardhshëm, që kur Tim Cook, shefi zyrtar operativ i Apple, u takua me disa drejtues të Samsung, ndoshta për të biseduar në lidhje me përshtatjen e AMOLED-it në paisjet e iPad 3.
Të njëjtat burime, që njoftuan në lidhje me këtë veprim nga ana e Apple, thanë se Cook i ka dhënë një paradhënie Samsung-ut për ekranet e tyre AMOLED. Kjo do të thotë se Apple po largohet nga ekranet LCD të furnizuara nga LG. Deri tani vetëm tre telefona të mençur kanë të përfshirë teknologjinë AMOLED: Galaxy S2, Nexus S dhe Omnia 7.
Apple dhe Samsung për momentin janë rivalë në gjykatë, por prapë mund të arrijnë në një marrëveshje, siç kanë bërë edhe më parë.
Spekulohet se iPad 3 duhet të lansohet nga fundi i 2011, ndonëse ka më shumë të ngjarë të dalë në 2012.
(albeu.com)
No comments:
Post a Comment