Krijohet Llozha e Madhe e masonerisë në Shqipëri. Llozha sipas mjeshtërit të madh të sapozgjedhur Elton Caci, përfaqëson një institucion vëllazëror të njeriut të lirë që kanë dëshirë të punojnë së bashku pa marrë parasysh ndryshimet e bindjeve që kanë. Deri më tani masonët shqiptarë ishin nën varësi të llozhës së madhe italiane. Masonët janë një organizatë vëllazërie e cila është ngritur nga rrethana jo shumë të qarta në fund të shekullit të 16-të dhe fillimin e shekullit të 17-të.
Masoneria e lirë ekziston në forma të ndryshme në të gjithë botën, dhe numri i personave që e kanë përqafuar mendohet të jetë rreth 6 milionë. Llozha e mëdha janë ato të Skocisë, Irlandës dhe Anglisë.
Llozha e parë është krijua në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1717. Para vitit 1813, brenda Masonëve kanë ekzistuar dy rryma ajo moderne dhe ajo e lashtë.
/albeu.com/
No comments:
Post a Comment