Kush e dinte se ushqimi dhe rrobat kushtojnë para, dhe se shtëpitë janë shumë të shtrenjta? Nëse ju i arrini të ardhura të tilla ku blerja e një Lamborghini është e mundur, shpejt do të mësoni realitetin mizor; supermakinat mund të duken si argëtuese dhe mund të ofrojnë një performancë që të lë pa frymë, por ato nuk janë të përshtatshme për trafik dhe rrallë herë do të keni mundësi t′i përdorni në rrugë publike.
Pasi emocioni fillestar është zhdukur, shumica e pronarëve të super makinave, i vënë ato në përdorim vetëm në raste të veçanta dhe kjo duket si një humbje mizore e potencialit.
Lamborghini e ndjen "dhimbjen" e klientit, dhe për këtë arsye drejtori ekzekutiv i saj ka konfirmuar zërat se kompania po punon në një linjë për shoferët e përditshëm.
Stephen Winkelmann ka thënë në një konferencë për shtyp se Lamborghini po punon në një linjë të modelit të tretë, në mënyrë që t′i sigurojë blerësve atë që ai e quajti "makinë e përditshme".
(albeu.com)
No comments:
Post a Comment