Messi mposht edhe Maradonën

“Pleshti” ka shënuar golin e 200-të në moshën 24 vjeç e 186 ditë. “El Pibe de Oro” e arriti këtë shifër në moshën....... 24 vjeç e 333 ditë

Numrat nuk tregojnë gjithçka, por ndihmojnë të kuptohet domethënia e një historie. 24-vjeçari Lionel Mesi arriti kuotën e 200 golave me fanellën e Barcelonës, që me siguri kanë kënaqur egon e tij: për shembull, mbërriti finishin më përpara se profesori i tij mitik, Diego Armando Maradona.

Mesi realizoi golin e 200-të kur ishte 24 vjeç e 186 ditë, ndërsa Maradona kur ishte 24 vjeç e 333 ditë. Tjetër arritje: Mesi është futbollisti më i ri që ka shënuar 40 gola në Champions, duke mposhtur kështu Raulin që ka shënuar këtë kuotë kur ishte 25 vjeç e 258 ditë.
/albeu.com/

No comments:

Post a Comment