“Nëse shkojmë në shkollë do të qëndrojmë vetëm 11 minuta”, tha Betsy. Por përveç binjakeve Overman, në këtë datë të veçantë ditëlindjen e 11-të e feston edhe Hannah Rose Hawkins nga Waltoni në Somerset në shtëpinë e saj – e cila mban numrin 11.
Për më shumë e premtja e datës 11.11.11 ka nxitur një valë reagimesh të njerëzve që në një farë mënyre dëshirojnë të shënojnë veçantinë e kësaj date, kështu nëpër kinema do të fillojë të shfaqet filmi horror i cili titullohet “11.11.11”, ndërsa në qytetin Gretna Green në kufi ndërmjet Skocisë dhe Anglisë do të martohen 50 qifte.
Edhe mediat kanë filluar të shkruajnë për këtë datë e cila duket njëjtë edhe kur lexohet së prapthi. Mediat amerikane përkujtuan se më 11 nëntor 1911 në SHBA kishte ndodhur një rënie drastike e temperaturave për 10 gradë celcius. Në realitet 11 nëntori 2011 nuk ka kurrfarë rëndësie të veçantë përveç nevojës njerëzore që të lidh diç personale me këtë datë.
/femina.al/
No comments:
Post a Comment