“Mendoj se është një nga politikanët më të mirë të Evropës, megjithë qëndrimin e tij skandaloz me femrat”, deklaroi ai përpara ekspertëve ndërkombëtarë të Klubit Valdaï.
“Është një nga mohikanët e fundit në politikë”, përforcoi Vladimir Putin.
Nën presionin e tregjeve dhe pasi humbi shumicën, Kavalieri 75 vjeç njoftoi të martën se do të largohej nga detyra sapo parlamenti të miratonte një sërë masash buxhetore dhe ekonomike që i janë premtuar Bashkimit Evropian.
Vladimir Putin e përshëndeti gjithsesi punën e kryer nga Berluskoni.
“Fakti që ai është në pushtet është pa dyshim në favor të Italisë, sepse ai ishte një faktor stabiliteti për politikën e brendshme”, deklaroi ai.
“Ishte një njeri shumë i hapur, e thoshte gjithmonë atë që mendonte”, vijoi kryeministri rus.
Vladimir Putin dhe Silvio Berluskoni janë miq të vjetër dhe nuk e fshehin bashkëpunimin e tyre në të gjitha takimet që kanë.
/albanwes.gr/
No comments:
Post a Comment